Organizata DEV-AID, ka hapur fazën e aplikimit për pjesëmarrje në trajnimin:
“Fuqia e të barabartëve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore”
Trajnimi është parashikuar të zhvillohet në datat 23 – 27 TETOR (5 dite). Ftohen të marrin pjesë: të rinjtë, punonjës social, psikologë shkollash, aktivistë gjinorë, vullnetarë etj, te cilet janë të interesuar në çështjet gjinore.
20- 25 të rinj do të pajisen me njohuritë e duhura, të kuptojnë dhe monitorojnë çështjet gjinore në mjedisin e punës, mjediset formale apo jo- formale arsimore.
Aftësi të reja trajnuese do tu mundësojë pjesëmarrësve të ofrojnë shërbim cilësor me grupet që ata punojnë dhe të ndajnë aftësitë e reja dhe eskperiencat e tyre me bashkëmoshatarët. Metodologjia e trajnimit do të jetë të mësuarit mes të barabartëve (Peer education) duke përdorur një nga manualet praktik të Këshillit të Europës (Gender Matters).
Për t’u informuar më shumë rreth përmbajtjes së trajnimit, zhvillimit dhe kritereve të seleksionimit
lexoni këtu Fuqia e të barabartëve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore
Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është data 13 Tetor 2017.
* * *
Organizata DEV-AID, ka hapur fazën e aplikimit për pjesëmarrje në trajnimin imp!act Tirana, duke shkrirë metodën interaktive me edukimin jo-formal.
Inkurajojmë të rinjtë e motivuar të aplikojnë për të ndryshuar përballjen e sfidave globale ne nivel lokal. Trajnimi imp!act Tirana do të mbahet në datat 18- 21 Maj 2016.
Për t’u informuar më shumë rreth përmbajtjes së trajnimit, zhvillimit dhe kritereve të seleksionimit
lexoni këtu imp!act Training Event Tirana
Afati i fundit për dorëzimin e Forme Aplikimi imp!act Training Event TIRANA është dita e shtune, datë 30 Prill 2016.
Comments are closed.