Tryezё e Rrumbullakёt me OJF-tё!
Tryezë e rrumbullakët e OJF-ve në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rrjetit bën Tregun e Punës të Funksionojë” implementuar nga shoqata DEV-AID në partneritet me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.1, Tiranë. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA, Tiranë. Qëllimi kryesor i tij është bёrja e tregut të punёs tё funksionojё pёr grupet e pёrjashtuara, nёpёrmjet forcimit tё sinergjisё ndёrmjet kurseve tё ofruara nga shërbimet publike të formimit profesional dhe forcёs punёtore tё kualifikuar qё kёrkon tregu i punёs duke pёrfshirё nё kёtё proҫes punёdhёnёs potencialё, OJF dhe komunitete nё zhvillim. Projekti tenton të prodhojë akses të pёrmirёsuar të grupeve tё pёrjashtuara nё shёrbimet sociale shtetёrore si edhe akses të pёrmirёsuar të këtyre grupeve nё tregun e punёs.
Comments are closed.