Projekti – “Tё mёsojmё rreth Mirёqёnies” (Trajnim)

Projekti – “Tё mёsojmё rreth Mirёqёnies”(Trajnim)

Kohёzgjatja : Janar – Mars 2016

Partnerёt: Global Albanians Foundation (GAF), Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4.Tirane.

Qёllimi kryesor: Integrimi i konceptit tё “Mirёqёnies” tek tё rinjtё nёpёrmjet metodes sё edukimit jo-formal me fokus kryesor pёrmirёsimin e raportit tё tyre me veten, me tё tjerёt dhe me ambientin.

Objektivat:

Orientim drejt nxitjes sё mirёqёnies nёpёrmjet edukimit mes bashkёmoshtarёve.

Pёrvetёsimi i teorive, mjeteve dhe metodave nё fushёn e mirёqёnies.

Rritja e ndёrgjegjёsimit tё brendshёm dhe zhvillimit tё kapaciteteve pёr tё inkurajuar tё rinjtё drejt eksplorimit tё vetes.

Zhvillimi i aftёsive tё reja lidhur me rritjen e kapaciteteve nёpёrmjet modeleve tё komunikimit.

Shoqata DEV-AID do tё organizojё njё trajnim 4-ditor me pjesёmarrjen e 20-25 tё rinjve me qёllim rritjen e kapaciteteve dhe aftёsive tё tyre pёr tё perceptuar dhe mёsuar mё shumё mbi “Mirёqёnien”. Metodologjia qё do tё pёrdoret pёrgjatё trajnimit i referohet manualeve dhe materialeve mё tё pёrditёsuara lidhur me Mirёqёnien.