Projekti: “Të bëjmë tregun e punës të funksionojë për grupet në nevojë” – Nr. 2

Kohëzgjatja: 3 vjet (1 Tetor 2021 – 30 Shtator 2024)

Partnerët: BfdW, Gjermani; Ministria e Financave / AGJENSIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA).

Ky projekt është zgjatim/ vazhdim i projektit me të njëtin titull zbatuar në tri faza paraardhëse në periudhën 01/04/2014 – 30-09/2021 në bashkëpunim me dy DROPFP-të e Tiranës.

Zbatimi i fazës aktuale përgjatë periudhës 01/10/2021 – 30/09/2024  synon të:

Përshkallëzojë modelin e zbatuar gjatë fazave të mëparshme të këtij projekti në dy DROFPP -të e Tiranës, tek DROFPP-të e tjera të Shqipërisë (Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Fier, Gjirokastër).

Të kontribuojë në krijimin e rrjeteve të qëndrueshme të partnerëve socialë në Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Fier, Gjirokastër, në kuadër të forcimit të sinergjisë ndërmjet kërkesës për forcë punëtore të kualifikuar nga komuniteti i biznesit me fuqinë punëtore të ofruar nga formimi profesional publik.

Të iniciojë plane të përbashkëta veprimi me përfshirjen e të gjithë aktorëve për të promovuar interesin e tyre dhe për të forcuar rrjetin mes tyre në kuadër të përfshirjes në tregun e punës të personave në vështirësi social-ekonomike.

Të ndikojë në rritjen e kapaciteteve institucionale në drejtim të cilësisë së shërbimeve dhe mësimdhënies të 8 DRFPP-ve (Tiranë Nr.4, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Fier, Gjirokastër) nëpërmjet pajisjes së këtyre DRFPP-ve me pajisje të reja teknologjike të tilla si kompjutera, printera, video-projektorë, laptopë, etj.

Të investojë në hapjen e dy kurseve profesionale në zonat që nuk mbulohen nga qendrat publike të formimit profesional.

Të informojë dhe ndajë eksperiencën me stafin e DRFPP-ve të Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Gjirokastrës në “Marrëdhënie me publikun/ komunikim dhe rrjetëzim” dhe “Asistencë/ orientim për praktika profesionale dhe punësim”.

Qëllimi kryesor: Integrimi në tregun e punës i personave në vështirësi social/ ekonomike.

Objektivi 1: Personat në vështirësi social/ekonomike punësohen dhe integrohen në mënyrë të qëndrueshme në tregun formal të punës.

Objektivi 2: DROFPP-të në gjithë Shqipërinë janë në gjendje të mbështesin më mirë integrimin e grupeve në vështirësi në tregun e punës.

Aktivitetet kryesore:

  1. Mbështetje për integrimin e tregun e punës të personave në vështirësi social-ekonomike;
  2. Forcimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues të partnereve socialë në Tiranë;
  3. Vëzhgim i tregut të punës;
  4. Asistencë/orientim për praktika profesionale dhe punësim të kursantëve të certifikuar;
  5. Themelimi i rrjeteve të partnerëve socialë në Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër;
  6. Investim për hapjen e dy kurseve të reja profesionale në zona të pambuluara nga qendrat e formimit profesional publik;