Projekti: “Shkolla ime, miqësore me Mjedisin dhe Klimën!” – Faza 2″

Kohëzgjatja: 3 vjet (1 Janar 2023 – 31 Dhjetor 2025)

Mbështetur financiarisht: Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Mbrojtjen e Klimës në Federatën Niedersachsen – Gjermani, Bread for the World (Bfdw) – Gjermani

Partnerët në zbatim: Shoqata DEV-AID, Tiranë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, Shkollat 9 vjeçare të Njësisë Administrative Kashar –Tiranë, Njësia Administrative Kashar

Partnerët mbështetës: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, Njësia Administrative Kashar.

Qëllimi: Fuqizimi i brezit të ri në përballjen me veshtirësitë që rrjedhin nga ndryshimet klimaterike.

Objektivat:

Objektivi 1: Krijimi i shkollave miqësore me klimën dhe mjedisin.

Objektivi 2: Ky model do të replikohet në shkollat e tjera.

Objektivi 3: Komuniteti i zonës do të jetë më miqësor me mjedisin si rezultat i angazhimit dhe veprimeve të ndërmarra nga fëmijët e zonës.

Informacion i përgjithshëm mbi projektin:

Që prej filimit të vitit 2020, DEV-AID ka filluar zbatimin e projektit “Shkolla ime miqësore me mjedisin dhe klimën”. Faza e dytë e projektit filloi në janar të vitit 2023.

Në këtë fazë të dytë të projektit, përmes aplikimit të programit inovativ të iniciuar në Janar 2020 dhe të aplikuar më pas për tre vite në tre shkolla të Njësisë Administrative Kashar, synojmë përshkallëzimin e modelit të “Shkollave miqësore me Mjedisin dhe Klimën” në tre shkolla të tjera të zonës.

Shkollat që do të perfitojnë në këtë fazë të projektit janë:

Shkolla 9 vjeçare Yrshek (Yrshek)

Shkolla 9 vjeçare Katund i Ri (Katund i Ri)

Shkolla 9 vjeçare Kus (Kus)

Ky projekt synon ti kthejë këto shkolla, në një model të “Shkollave miqësore me Mjedisin dhe Klimën”.

Aktivitetet kryesore:

Indikatorët lidhur me objektivin 1:

  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve informuese mbi “Edukimin mjedisor dhe klimatik”
  • Vendosja e koshave të veçantë për ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin e tyre
  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve për ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin
  • Ekspozita për komunitetin me punimet e nxënësve zhvilluar gjatë workshop-eve të riciklimit
  • Krijimi i hapësirave të gjelbërta në oborret e shkollave dhe cikli i aktiviteteve/workshope-eve informuese dhe praktike “Bio-diversiteti dhe kultivimi i produkteve organike”
  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve për “Bio-diversiteti dhe kultivimi i produkteve organike”
  • Cikli i aktiviteteve/workshope-eve informuese dhe praktike “Përdorimi i energjisë alternative dhe asemblimi i një paneli të thjeshtë diellor për ngrohje në kushte shtëpie”
  • Emblema “Shkollë Miqësore me Mjedisin dhe Klimën”

Indikatorët lidhur me objektivin 2:

  • Krijimi i Grupeve Ekologjike;
  • Takimet periodike të Grupeve Ekologjike;
  • Cikli i aktiviteteve informuese për anëtarët e Grupeve Ekologjike për t’u kthyer në transmetues të këtij modeli në shkolla të tjera dhe në komunitet;
  • Takimet për ndërgjegjësim komunitar dhe diskutime të hapura;
  • Klubet komunitare miqësore me ambientin;