Projekti: “Shkolla ime, miqësore me Mjedisin dhe Klimën!” – Faza 1″

Kohëzgjatja: 3 vjet (1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2022)

Mbështetur financiarisht: Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Mbrojtjen e Klimës në Federatën Niedersachsen – Gjermani, Bread for the World (Bfdw) – Gjermani

Partnerët në zbatim: Shoqata DEV-AID, Tiranë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, Shkollat 9 vjeçare të Njësisë Administrative Kashar –Tiranë, Njësia Administrative Kashar

Partnerët mbështetës: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Tiranë, Njësia Administrative Kashar.

Qëllimi: Fuqizimi i brezit të ri në përballjen me veshtirësitë që rrjedhin nga ndryshimet klimaterike.

Objektivat:

Objektivi 1: Krijimi i shkollave miqësore me klimën dhe mjedisin.

Objektivi 2: Ky model do të replikohet në shkollat e tjera.

Objektivi 3: Komuniteti i zonës do të jetë më miqësor me mjedisin si rezultat i angazhimit dhe veprimeve të ndërmarra nga fëmijët e zonës.

Informacion i përgjithshëm mbi projektin:

Ky projekt, përmes aplikimit të një programi inovativ lidhur me mjedisin dhe klimën në tre shkollat e nivelit 9-vjeçar të Njësisë Administrative Kashar (që do të përdoren për të pilotuar programin), do të kthejë këto shkolla në një model të “Shkollave miqësore me Mjedisin dhe Klimën”, nëpërmjet:

Hartimit të një manuali edukimi jo-formal me titull “Mbrojtja e Klimës dhe Potenciali për Veprim” referuar informacionit lidhur me shkaktarët kryesorë të ndryshimave klimaterike, pasojat e këtyre ndryshimeve si derivate i shkaqeve, vështirësitë që rrjedhin nga kjo situatë dhe mundësitë individuale dhe shoqërore për t’u përballur me ndryshimet klimaterike. 

– Zbatimit të këtij manuali me nxënësit e tre shkollave 9-vjecare të Njësisë Administrative Kashar me synim informimin dhe edukimin e brezit të ri për të adresuar problemet që rrjedhin si pasojë e ndryshimeve klimaterike për t’u angazhuar dhe përfshirë në zbutjen e shkaqeve që lidhen me nderhyrjen njerëzore në mjedis.

– Zhvillimit të aktiviteteve për të praktikuar dhe promovuar informacionin e shpërndarë me lart të tilla si: krijimi i hapësirave te gjelberta ne oborrin e secilës prej shkollave, ndarja e mbetjeve në kosha të vecantë në oborret e këtyre shkollave, prodhimi i produkteve te thjeshta për përdorim shkollor dhe shtëpiak me material të riciklueshme, dhënie njohurish mbi përfitimet që rrjedhin nga përdorimi i energjisë alternative dhe ndërtimi i paneleve diellore për ngrohjen e për mjet përdorimit të materialeve të riciklueshme.

– Themelimit/krijimit të Grupeve-Ekologjike në secilën prej shkollave, të përbërë prej nxënës dhe mësues me qellim mirëmbajtjen e rezultateve të këtij programi dhe rritjen e mundësisë për të replikuar këtë model në shkollat e tjera të zones të Tiranës.

– Organizimit të “Grupeve komunitare miqësore me klimën dhe mjedisin” me qëllim angazhimin aktiv të prindërve dhe anëtarëve të komunitetit për t’u bashkuar në punën praktike të fëmijëve të tyre në shkollë për t’i kthyer këto shkolla në model.

Aktivitetet kryesore:

Indikatorët lidhur me objektivin 1:

Hartimit të një manuali edukimi jo-formal me titull “Mbrojtja e Klimës dhe Potenciali për Veprim”   dhe përdorimi i tij si pjesë e aktiviteteve jashtë-shkollore.

  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve informuese “Edukim mjedisor dhe klimatik”;
  • Vendosja e koshave të veçantë për ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin e tyre;
  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve për ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin;
  • Ekspozita për komunitetin me punimet e nxënësve zhvilluar gjatë workshop-eve të riciklimit;
  • Krijimi i hapesirave të gjelbërta në oborret e shkollave dhe cikli i aktiviteteve/workshope-eve informuese dhe praktike: “Bio-diversiteti dhe kultivimi i produkteve organike”;
  • Cikli i aktiviteteve/workshop-eve për “Bio-diversiteti dhe kultivimi i produkteve organike”;
  • Cikli i aktiviteteve/workshope-eve informuese dhe praktike “Përdorimi i energjise alternative dhe asemblimi i një paneli të thjeshtë diellor për ngrohje në kushte shtëpie”;
  • Emblema “Shkollë Miqësore me Mjedisin dhe Klimën”;

Indikatorët lidhur me objektivin 2:

  • Krijimi i Grupeve Ekologjike

Që prej fillimit të tij, projekti do të themelojë/krijojë një “Grup Ekologjik” për çdo shkollë. Ky grup do të përbëhet nga nxënës dhe mësues të këtyre shkollave. Këto grupe kanë synim rritjen e nivelit të posedimit dhe transmetimit të modelit në shkolla të tjera të zonës.

  • Takimet periodike të Grupeve Ekologjike

Është planifikuar nga projekti të zhvillohet nje cikël aktivitetesh informuese për anëtarët e Grupeve Ekologjike për tu kthyer në transmetues të këtij modeli në shkolla të tjera dhe në komunitet.

  • Cikli i aktiviteteve informuese për anëtarët e Grupeve Ekologjike për tu kthyer në transmetues të këtij modeli në shkolla të tjera dhe në komunitet.
  • Takimet për ndërgjegjësim komunitar dhe diskutime të hapura.

Këto aktivitete do të zhvillohen një herë në muaj në ambjentet e secilës prej shkollave të përfshira në projekt. Këto aktivitete do të drejtohen nga nxënësit të supervizuar nga stafi i projektit.

  • Klubet komunitare miqësore me ambientin

Në çdo shkollë, një herë në muaj do të zhvillohen takime me prindërit dhe anetarët e komunitetit ose të ashtuquajturit “Grupe komunitere miqësore me klimën dhe mjedisin” me qëllim angazhimin aktiv të prindërve dhe anëtarëve të komunitetit për t’u bashkuar në punën praktike të fëmijëve të tyre në shkollë për t’i kthyer këto shkolla në model.