Projekti: “Ngritja e kapaciteteve të të rinjve dhe organizatave rinore në Shqipëri për të influencuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”

Kohëzgjatja: 2 vjet (01/08/2017 – 30/07/2019)

Partnerët në zbatim: FIC – Fagligt Internationalt Center (Qendra Ndërkombëtare Profesionale)

Shoqata DEV – AID, Shqipëri.

Financuar nga: CISU – Civil Society in Development (Shoqëria Civile në Zhvillim) Danimark.

Qëllimi kryesor:

Rritja e kapaciteteve dhe njohurive mes të rinjve dhe organizatave të të rinjve në Shqipëri. Influencimi në procesin e marrëveshjeve së Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Objektivat:

  1. Rritja e nivelit të njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe vullnetarëve të DEV-AID, për të dizenjuar një programi trajnimi i cili do të edukojë 10 OJF të reja, si edhe të rinjtë në përgjithësi, mbi kostot dhe përfitimet e Shqipërisë në lidhje me integrimin e saj në BE.
  2. Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i stafit dhe vullnetarëve të 10 OJF-ve të reja në Shqipëri, përfshirja e target grupeve të tyre si qytetarë aktivë në këtë proces.për të influencuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Evropë.
  3. Themelimi i një Platforme të rinjsh për të influencuar procesin e integrimit në BE.
  4. Organizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese për të rinjtë në universitete dhe në organizata rinore sie dhe  organizimi i Samitit Shqipëtar të të Rinjve.

Indikatorët kryesorë:

Stafi i DEV-AID është trajnuar për 5 ditë  nga programi i trajnimit TOT mbi vlerat Europiane, integrimin e Shqipërisë në BE, kostot dhe përfitimet e integrimit.

Është zhvilluar një program për të rinjtë mbi integrimin Europian dhe demokracinë.

Njohuritë dhe kapacitetet e stafit dhe vullnetarëve të DEV-AID do të ndahen me 10 organizata të tjera rinore (OJF të tjera) nëpërmjet sesioneve trajnuese për stafin dhe vullnetarët e OJF-ve të tjera.

Është ngritur një rrjet i OJF-ve rinore në Shqipëri.

Është ngritur një Platformë Rinore për të influencuar procesin e negociatave në BE (dialogu qytetarë-shoqëri civile me një përqasje pjesëmarrjeje).

1500 studentë, 100 në 5 fakultete të Universitetit të Tiranës do të marrin informacion mbi integrimin e Shqipërisë në BE, kostot dhe përfitimet në jetën e përditshme, përmes 5 sesioneve informuese të përgatitura nga stafi dhe vullnetarët e organizatës DEV-AID.

Do të mbahet Samiti Rinor për Europën me pjesëmarrjen e 200 të rinjve nga e gjithë Shqipëria.