Projekti: “Fuqia e të barabartëve në luftën kundër dhunës me bazë gjinore”

Kohëzgjatja: 6-muaj (01/06/2017- 01/12/2017)

Partnerët në zbatim: DEV-AID, Shqipëri

Partnerë mbështetës: EPTO, Belgjikë

Mbështetur Financiarisht: Fondacioni Rinor Europian i Këshillit të Europës (European Youth Foundation)

 

Qëllimi kryesor: Pregatitja e një gjenerate të re mëndje hapur, pa paragjykime ndaj stereotipeve gjinore dhe kundër dhunës më bazë gjinore nëpërmjet një programi edukimi të dizenjuar për tu përdorur më pas nga pjesëmarrësit në punën e tyre të përditshme në mjediset formale dhe jo-formale të arsimit.

Objektivat:

  1. Promovimi dhe bërja e dobishme në nivel lokal të manualit  ÇËSHTJET GJINORE (kliko mbi link per ta shkarkuar manualin ne shqip) dhe “Udhëzues për edukim të barabartë të bashkëmoshatarëve”.
  2. Forcimi i kapaciteteve të punonjësve rinor, psikologëve dhe vullnetarëve lidhur me dhunën me bazë gjinore në punën e tyre të përditshme me të rinjtë.
  3. Inkurajimi i pjesëmarrësve për të zhvilluar aftësinë e të bërit fotografi si një mënyrë alternative për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinore.

Indikatorët kryesorë:

  • Krijimi i një rrjeti organizatash lokale rinore që punojnë me fenomenin e dhunës me bazë gjinore tek të rinjtë.
  • 20- 25 punëtorë rinor do të zhvillojnë kapacitetet e tyre me njohuri individuale, aftësi dhe eksperience bazuar në aktivitetet e të mësuarit jo- formal.
  • 20- 25 punëtorë rinor do të pajisen me mjetet e duhura që njohuritë e marra ti replikojnë në mjedisin e tyre të punës.
  • Afërsisht 100 të rinj do të marrin pjesë gjatë sesioneve pasuese/ workshop-e.
  • Media sociale do të shërbejë si një hapësirë e hapur kushtuar promovimit të ekspozitës së fotografive në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, duke kontribuar në qytetari aktive dhe në fjalimin e lirë.
  • Numri i rasteve të raportit nga të rinjtë për dhunën me bazë gjinore do të rritet.

 

Aktivitetet e projektit:

  1. Takimi i parë i shoqatës DEV-AID dhe palëve të interesuara/ aktorëve.
  2. Prezantimi dhe njohja me manualin “Udhëzues për edukim të barabartë të bashkëmoshatarëve” dhe manualin e Këshillit të Europës “Çështjet Gjinore”.
  3. Takim me palët e interesuara/ organizatat rinore.
  4. Përgatija dhe lançimi i thirrjes për pjesëmarrësit.
  5. Finalizimi i axhendës/ programit dhe afateve kohore të projektit.
  6. Përgatija e materialave publicitare, fletëpalosjeve, materialet e trajnimit.
  7. Përzgjedhja e pjesëmarrësve.
  8. Informimi i palëve të interesuara rreth rrjedhës së projektit.
  9. Kontaktimi i pjesëmarrësve të përzgjedhur, informimi i tyre me të gjithë paketën e nevojshme.
  10. Zhvillimi i trajnimit 5- ditor në datat 23- 27 Tetor 2017.
  11. Proçesi pasues, Follow- up që do të konsistojë në analizimin dhe organizimin e 3 sesioneve të ndryshme informative në 3 organizata të ndryshme rinore me temat kryesore: Edukimi i  bashkëmoshatarëve dhe dhuna me bazë gjinore.

Follow Up_Video