Projekti: #doityourself

Kohëzgjatja: 1.5 Vjet (8 Dhjetor 2017 – 31 Maj 2019)

Mbështetur financiarisht: Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Mbrojtjen e Klimës në Federatën Niedersachsen – Gjermani, Bread for the World (Bfdw) – Gjermani

Partnerë në zbatim: Shoqata DEV-AID dhe Drejtoria Rajonale e formimit Profesional Publik Nr. 4, Tiranë.

Partnerë mbështetës: Njësia Administrative Kashar -Tiranë

Qëllimi:

Komuniteti i zonës së njësisë ka përmirësuar cilësinë e jetesës duke përdorur potencialin e energjis diellore.

Objektivat:

1. Ndërgjegjësimi i komunitetit, banorë të njesisë administrative Kashar, lidhur me përfitimet që rrjedhin nga përdorimi i energjisë diellore, të prodhuar duke përdorur materialet të riciklueshme.

2. Integrimi në tregun e punës i kursanëve të kursit të formimit profesional të paneleve diellore pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr. 4, Tiranë.

3. Pajisja me sistem ngrohje (ECO panele diellore të prodhuar duke përdorur materialet të riciklueshme) e tetë shkollave fillore të njësisë administrative Kashar.

Aktivitetet e kryesore:

Lidhur me objektivin e parë: Aktivitete sensibilizuese / fushata për komunitetet e fshatrave të Kasharit në lidhje me sistemet ECO, riciklimin, energjinë alternative dhe mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me qeverisjen vendore; shpërndarje materialesh publicitare për palët e interesuara dhe komunitetin; takime me 30-35 njësi biznesi (bar / restorante të qëndrueshme të tregut) lidhur me grumbullimin e materialeve (kanaçe alumini) që do të përdoren për prodhimin e paneleve diellore ECO për ngrohje; vendosja e koshava për grumbullimin e kanaçeve të aluminit në ambientet e 30-35 bareve dhe restoranteve; takime informative me punonjësit e bareve dhe restoranteve në lidhje me materialet që do të mblidhen për riciklimin (forma, përmasat, cilësia, etj.); shpërndarja e fletëpalosjeve informative në bar/restorante për të rritur ndërgjegjësimin ndaj klientëve.

Lidhur me objektivin e dytë: Përfshirja në programin e kursit të formimit profesional të paneleve diellor të një aneksi që do të shpjegojë teknikën DIY të paneleve diellore ECO për ngrohje; vënia në praktikë e teknikës DIY dhe prodhimi i 40 paneleve diellore ECO gjatë ndjekjes së kursit nga kursantët; trajnimi i kursantëve të kursit të paneleve diellore mbi sipërmarrjen dhe vetëpunësimin; ndërmjetësim tregu për tregëtimin e paneleve diellore ECO me kosto të ulët.

Lidhur me objektivin e tretë: Aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin e prindërve; instalimi i 40 paneleve diellore ECO për ngrohje në tetë shkolla të njësisë administrative Kashar.