Projekti – “Tё bёjmё tregun e punёs tё funksionojё pёr grupet nё nevojё!”

Kohёzgjatja: 18 muaj  (1 Prill 2014 – 30 Shtator 2015)

Partnerё: HEKS Zvicer; BfdW Gjermani; Ministria e Mirёqёnies Sociale dhe Rinisё;

Qёllimi: Nё kuadёr tё kёtij projekti organizata DEV-AID në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.4 kanë qëllim arritjen e krijimit dhe forcimit të sinergjisё ndërmjet formimit profesional dhe forcës punëtore të kualifikuar që kёrkon tregu, duke përfshirë në këtë sistem punëdhënës potencial dhe OJQ, me qëllim bërjen funksional të tregut të punës për grupet e margjinalizuara.

Dev-Aid do të fokusohet në transmetimin e njohurive dhe ekspertizës në rritjen e ndërveprimit ndërmjet Institucionit dhe partnerëve të saj social për të përmbushur në këtë mënyrë raportin Kërkesë –Ofertë të tregut të punës ,duke integruar në tregun e punës edhe grupe sociale të përjashtura ( grupet e margjinalizuara).

Objektiva:

1.    Pёrmirёsimi i ndёrveprimit ndёrmjet aktorevё kyҫ tё formimit profesional dhe atyre tё tregut tё punёs.
2.    Rritje e aksesit në shërbimet e formimit profesional shtetëror për grupet e margjinalizuara.
3.    Orientim më i pasur social i qëndrës së formimit profesional.
4.    Rritje e aksesit në tregun e punës për grupet e margjinalizuara.

Aktivitetet Kryesore tё projektit:
1)    Propagandimi i formimit profesional afatshkurtёr si njё mjet i rёndёsishem drejt punёsimit. (Aktivitete promovuese nё qendёr dhe nё komunitet – 1 nё javё).

2)    Aktivitete masive ndёrgjegjёsuese  dhe informuese me pёrfituesit dhe shperndarje materialesh publicitare mbi shёrbimet e qendrёs (1 aktivitet nё javё).

3)    Aktivitete masive informues/social/kulturore me pёrfituesit e qendrёs sipas nevojave (1 aktivitet nё javё).

4)    Rrjetёzim i qendrёs me organizata dhe komunitetin e  biznesit nё dobi tё punёsimit tё pёrfituesve tё qendrёs.

5)    Informacion i pёrgjithshёm pёr funksionimin e strukturave shtetёrore lidhur me aplikimin pёr punёsim dhe pёrfitime tё tjera sociale tё pёrfituesve.

6)    Ndёrhyrje sociale dhe ndjekje e progresit social tё pёrfituesve (individualisht dhe nё grup sipas problematikave).

7)    Asistencë dhe mbёshtetje social- psikologjike sipas rasteve (Kёshillim dhe terapi).

8)    Asistencё dhe mbështetje ligjore sipas rasteve specifike (Takim dy herё nё javё me perfaqёsues tё njё zyre konsulence avokatore).

9)    Ndёrmjetёsim i praktikave profesionale pranё njёsive tё bizneseve lokale pas ҫertifikimit.

10)    Konsulence karriere pёr pёrfituesit referuar tendencёs sё nevojave tё tregut tё punёs .

11)    Vëzhgim i vazhdueshëm dhe studim i tregut të punës.

12)    Ndërmjetësim për punësim.