NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

Në kuadër të zgjerimit të aktivitietit të saj me projekte të reja, Shoqata DEV-AID kërkon të punësojë katër persona me kohë të plotë pranë departamentit social.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Arsim i lartë në një prej degëve të shkencave sociale;
  • Njohuri shumë mira të gjuhes angleze (preferohet të certifikuara nga testime ndërkombëtare);
  • Njohuri të mira në programet kompjuterike bazë;
  • Aftësi të mira analizuese;
  • Aftësi të mira dëgjuese;
  • Aftësi për të ndërmarrë iniciativa të reja;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
  • Aftësi për të punuar në situata të veshtira dhe për të punuar në terren; Durim me përfituesit dhe fleksibilitet;
  • Eksperiencë specifike në menaxhim rastesh;
  • Aftësi shumë të mira organizative lidhur me fushata ndërgjegjësimi dhe aktivitete masive;
  • Eksperiencë pune në sektorin e organizatave të shoqërisë civile (preferohet jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune).

Ju lutemi të dërgoni një leter motivimi sëbashku me CV-në tuaj në adresën e email-it: punomene@devaid.al

Afati i fundit për të dërguar aplikimet është data 17/11/2017 ora 16:00.