Projekti: “Përfshirje/ Integrim Inovativ në Tregun e Punës Europian i të Rinjve Migrantë dhe Refugjatë”

Kohëzgjatja: 2 vjet (01/09/2016 – 31/08/2018)

Mbështetur financiarisht nga: Programi KA2 – Erasmus +, BE

Partnere: FIC – Danimarke, 3F Copenhagen – Danimarke, SOLIDAR – Belgjike, OFENSIVA TINERILOR – Rumani, GEOCOPOL – Rumani, Shoqata DEV-AID Shqiperi.

Objektivi kryesor:

Krijimi i një rrjeti strategjik bashkëpunimi për zhvillimin e një metodologjie dhe një “Pakete Mjetesh për Përfshirje” (Toolbox) në kuadër të integrimit të shpejtë, sistematik dhe eficent, të të rinjve emigrantë dhe refugjatë, në tregun e punës Europian.

Objektiva specifike:

1.Të analizojmë se si ndikojnë faktorët “shtytës dhe tërheqës” në lëvizjen e të rinjve brenda shteteve të Unionit Europian (nga një vend në tjetrin) si edhe në lëvizjen (migrimin) e të rinjve nga një vend i tretë (jashtë Unionit Europian) drejt shteteve të Unionit.

1.1 Lëvizja e të rinjve (qytëtare të shteteve anëtarë): Fokusi këtu do te jetë në dy aspekte: influencën që ka papunësia e të rinjve dhe kushtet social ekonomike në vendin e origjinës (faktorët shtytës); punësimi dhe atraksioni social ekonomik i vendeve drejt të cilave të rinjtë lëvizin (faktorët tërheqës). A është kjo një cështje kërkese – oferte e tregut të punës? A ka kjo të bëjë me mungesën e tranimit (përfshirë këtu edukimin formal dhe atë jo formal) të të rinjve të papunë? A migrojnë të rinjtë për shkak se cmimi i tregut të punës është shumë më i ulët se e ardhura e nevojshme për të jetuar normalisht?

1.2 Lëvizja e të rinjve migrantë dhe refugjatë nga vende jashtë Unionit drejt vendeve të Unionit: Fokusi këtu do të jetë në faktorët që i shtyjnë të rinjtë të lëvizin dret vendeve të unionit (faktorët shtytës); dhe cfarë i tërheq ata dhe i bën të mendojnë për një jetë më të mirë brenda unionit Europian (faktorët tërheqës).

2.Të analizojmë mundësinë që tregu i punës Europian ofron për të përshirë ose përjashtuar të rinjtë migrantë dhe refugjatë. Fokusi këtu do të jetë në sistemin e tregut të punës, diskriminimin, llojet e punëve krahasuar me kualifikimet/aftesitë, rolin e punëmarrësve dhe sindikatave. Cilat janë pritshmëritë e te rinjve qe migrojne drejt vendeve te unionit Europian? Cfare ata presin te marrin dhe cfare ata jane gati të ofrojnë? A janë këta të rinj të informuar rreth klauzolave Europiane të tilla si, uniteti i të ndryshmëve, pergjegjësia qytetare, jo-diskriminimi me bazë gjinore, orientimi seksual dhe fetar, etj.? Cfarë roli luajnë kultura të ndryshme në ndërveprim apo krijim konfliktesh? Detyrimet që duhet të përmbushin migrantët apo refugjatët për t’u integruar dhe detyrimet e shteteve të Unionit Europian për të përmirësuar integrimin e tyre në shoqëri dhe në tregun e punës.

3.Të përqasim diversitetin kulturor  me normat e tregut të punës dhe të jetës sociale të vendit pritës dhe të zhvillojmë një metodologji integrimi duke trainuar migrantë, refugjatë, punedhënës dhe grupe të tjera të interesit, për një integrim cilësor të këtyre të rinjve në tregun e punës.

Aktivitetet kryesore:

  1. Krijimi i një “Komiteti Europian për Përfshirjen” i përbërë prej 10 personash përfaqësues të partnerëve të projektit.
  2. Krijimi i “Grupeve Kombëtare për Përfshirjen” në secilin prej vendeve partnere në këtë projekt. Grupet prej 7 personash do të përbëhen nga përfaqësues të grupeve të interesuara në vendet përkatëse.
  3. Krijimi i një grupi pune në kuadër të “Paketës së mjeteve për përfshirjen” /Tool Box.
  4. Tryeza të rrumbullakta me përshirjen e të gjithë grupeve të interesuara ne secilin prej vendeve partnere në projekt, në kuadër të ekspertizës për krijimin e “Paketës së mjeteve për përfshirjen”/Tool Box.
  5. Raporte Analize nga Shqipëria dhe Rumania në lidhje me faktorët që shtyjnë të rinjtë e këtyre dy shteteve të emigrojnë në vende të tjera të Europes, faktorë qe lidhen kryesisht me papunësinë e të rinjve dhe kushtet social ekonomike të këtyre dy vendeve. Si edhe, faktorët që i terheqin këta të rinj të lenë vendet e tyre të origjinës për të emigruar në një vend tjetër të unionit Europian. Përgjegjësia për këto dy raporte është e partnerëve Shqiptarë dhe Rumunë.
  6. Raport Analize nga Danimarka për migrimin e fuqisë punëtore në përgjithësi dhe të rinjve në vecanti, për të analizuar njohuritë dhe experiencën e punës dhe nivelin e pagave referuar fuqisë punëtore migrante. Pergjegjës për këtë raport janë partnerët Daneze.
  7. Rezultatet e Raporteve Kombetare të sipër permendur do të prezantohen në një seminar një ditor në secilin prej vendeve partnere në projekt.
  8. Organizim i takimeve me emigrantë/refugjatë Shqiptare, Rumunë dhe dy kombësive të tjera që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë për të identifikuar shkaqet që i kanë shtyrë drejt emigrimit.
  9. Trainim 3 ditor lidhur me papunësinë e të rinjve dhe të drejtat e tyre në kuadër të konventave Europiane, i cili ka për qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me njohuritë e nevojshme të fushës për një koordimin sa me efikas në lidhje me qëllimin e këtij projekti.
  10. Intervista me 25 refugjatë/migrantë në secilin prej vendeve partnerë në këtë projekt lidhur me faktorët shtytës dhe tërheqës të emigracionit. Përgjegjës për këtë aktivitet janë të gjithë partnerët.
  11. Raport nga Shqipëria, Rumania dhe Danimarka në lidhje me përfshirjen aktuale të refugjatëve në tregun përkatës të punës. Statistika dhe përshkrim i kornizës ligjore të vendeve përkatëse.
  12. Dy trainime me kohëzgjatje nga një dite secili, në secilin prej vendeve partnerë në projekt, bazuar në temën dhe metodologjinë e permendur në pikën 3.
  13. Konferencë permbyllëse në Bruksel.