imp!act Training Event Tirana

Projekti – “Imp!act Training Event Tirana”

Kohёzgjatja : Shkurt 2016 – Korrik 2016

Donatorё: Council of Europe supported by European Youth Foundation (EYF).

Partnerё : euforia Organization

 

Ky projekt pilot do të implementohet NGA të rinjtë PËR të rinjtë si një cikël trajnimesh, me fokus kryesor: të mësuarit e gjeneratës sonë që një angazhim i vërtetë për të përballuar sfidat globale (ngrohja globale, varfëria, razicmi etj) nuk është vetëm i mundur, por gjithashtu i nevojshëm dhe i dëshirueshëm. Në vend që të ëndërrojmë sesi mund të shpëtojmë Botën, ne i vëmë të rinjtë të veprojnë, këtu dhe tani! Eventi i trajnimit Imp!act Tirana do të jetë një program trajnimi i pazakontë, i prekshëm dhe argëtues.

Në emër të imp!act Tirana, DEV- AID do të mbledhё së bashku 30- 35 të rinj të moshës 15- 35 vjec të cilët do të jenë pjesëmarrës të një programi trajnimi 4 ditor me qëllimin zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve, për ti bërë të mundur atyre të ndërmarrin një rol aktiv në shoqëri dhe për të krijuar shance më të mira pёr ta. Nga eksperienca jonë, duke punuar me grupe të ndryshme cdo ditë, kemi venë re që të rinjtë kanë energji dhe dëshirën për të zhvilluar veten e tyre dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Në përgjithësi, në vendin tonë ngërçi i edukimit dhe i tregut të punës, janë dy elemenet në tranzicion. Kështu, ekzistojnë individë të mirë trajnuar dhe të kualifikuar të cilët nuk kanë një vend pune dhe nga ana tjetër ka vende pune që zotërohen nga individë që s’kanë kualifikimin e duhur. Të rinjtë e sotëm janë të mirë arsimuar dhe mbushur me ëndrra, por edukimi i tyre është tejet formal dhe me një mungesë praktike, mungesë orientimi, mungesë këshillimi karriere dhe shumë jo- elastik. Të qënurit pjesë e këtij eventi do ti ndihmojë të rinjtë për të ndërmarr veprime, vendime, t’i ndërgjegjësojë ata që me gjëra të vogla dhe të thjeshta mund të ndryshojnë jetët e tyre. Të punuarit në grup do të sjell një perspektivë të re pjesëmarrjeje dhe kohezioni social. Të bashkosh të rinjtë nga histori të ndryshme, kultura të ndryshme, perspektiva gjinore etj, do t’i mundësojë ata të mendojnë për një projekt ide, autonomi, veprim etj.

Sipas prioriteteve të Sektorit të Rinisë së Këshillit të Europës 2014- 2015, ne përpiqemi të përfshijmë elemente në eventin e trajnimit imp!act Tirana, si një komponent kryesor dhe thelbësor që rrit pjesëmarrjen dhe kohezionin social nëpërmjet edukimit dhe trajnimit duke kontribuar në autonominë e individëve dhe për një tranzicion më të lehtë, më të mirë nga edukimi drejt tregut të punës.

Eventi i trajnimit imp!act Tirana ka dy objektiva kryesorë:

  1. Përfshirjen e të rinjve në program edukimi jo- formal, të bërit aktiv dhe të pavarur.
  2. Përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve për të dizenjuar dhe menaxhuar një projekt ide.

Kjo do të realizohet nëpërmjet:

  • Duke fituar aftësi në menaxhimin e projektit për të punuar në projektet e tyre.
  • Duke fituar përvojë të bazuar në trajnim dhe duke marr reagime konstruktive nga juria si edhe ekspertët.
  • Duke mësuar të marrësh përgjegjësinë dhe të bashkë- krijosh një të ardhmë më të qëndrueshme dhe të tashme gjithashtu.
  • Të bashkohesh me një komunitet të rinjsh të motivuar dhe të frymëzuar të cilët duan të kenë një impakt pozitiv dhe të “bëjnë ndryshime”.
  • Kompetenca npërmjet edukimit jo- formal.
  • Informacion/ ndërgjegjësim mbi prioritetet rinore të Sektorit të të Rinjve të Këshillit të Europës.

Pas programit të trajnimit, qëllimi ynë afatgjatë është për të implementuar projekt idetë e tyre, të shpërndajmë mesazhin midis të rinjve në qytetin e Tiranës dhe të kontribuojmë në zhvillimin e cilësisë së një sistemi mbështetës për të rinjtë. Për t’i bërë ata të vetëdijshëm për prioritetet e Sektorit të Rinisë të Këshillit të Europës dhe mbështetjen e tyre përmes njohjes së punës së të rinjve dhe zotërimin e kompetencave në edukimin jo formal.