10 Dhjetor_ Dita e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut

Data 10 Dhjetor i përket Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, por ky vit shënon 70-vjetorin e saj e ndaj ne sjellim këtë qasje të Eleanor Roosevelt, e cila thotë: “Ku, në fund të fundit, fillojnë të drejtat universale të njeriut? Në vende të vogla, afër shtëpisë – aq afër dhe aq të vogla saqë nuk mund të shihen në asnjë hartë të botës. Nëse këto të drejta nuk kanë kuptim atje, atëherë ato kanë nga pak kuptim kudo tjetër. Pa veprim të përbashkët qytetar për t’i ruajtur këto të drejta pranë shtëpisë, ne do të mbetemi më kot me sytë nga bota e madhe.”

Hartuar nga përfaqësues me prejardhje të ndryshme ligjore dhe kulturore nga të gjitha rajonet e botës, Deklarata përcakton vlerat universale dhe një standard të përbashkët arritjesh për të gjithë popujt dhe të gjitha kombet. Ajo përcakton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo personi. Fakti që ajo i ka bërë ballë kohës, është provë e universalitetit të përjetshëm të vlerave të saj si barazia, drejtësia dhe dinjiteti njerëzor.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut na fuqizon të gjithëve. Parimet që ajo përmban janë po aq të rëndësishme sot sa ishin në vitin 1948. Ne mund të ndërmarrim veprime në jetën tonë të përditshme, të ruajmë të drejtat që na mbrojnë të gjithëve dhe në këtë mënyrë të promovojmë ngjashmërinë e të gjitha qenieve njerëzore.