….Muajt e parë në jetёn e organizatës ishin shumë domethënës në krijimin e urave tё partneritetit dhe bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm socialё, publike dhe privatё. Nё kёtё kuadёr, u nёnshkruan dy Kontratata Bashkёpunimi ndёrmjet Dev-Aid dhe Ministrisё sё Mirёqёnies Sociale dhe Rinisё, pёrkatёsisht me dy prej Drejtorive Rajonale te Formimit Profesional Publik, Nr 1 dhe Nr 4, Tiranё, me qёllim bashkёpunimin dhe mbёshtetjen e njёri-tjerit nё favor tё lehtёsimit pёr integrimin nё tregun e punёs tё grupeve nё nevojё tё shoqёrisё.
Një Kontratё Bashkёpunimi ёshtё lidhur gjithashtu me Bashkinë Tiranë nё kuadёr tё punёs sё pёrbashkёt pёr mbёshtetjen humanitare tё grupeve nё nevojё, kryesisht gra dhe fёmijё. Njё tjetёr marrёveshje ёshtё lidhur me Dhomёn e Tregtisё dhe Industrisё Tiranё, nё kuadёr tё bashkёrendimit tё punёve nё identifikimin e nevojave tё tregut tё punёs pёr forcё punёtore tё kualifikuar. Ura bashkëpunimi të mira janë ndërtuar gjithashtu midis organizatës Dev-Aid dhe organizatave të tjera jo qeveritare që punojnë në të njëjtën fushë dhe frytet e kёtij bashkёpunimi reflektohen mё sё miri nё rezultatet e arritura deri me tash. Dev-Aid ёshtё gjithashtu njё ndёr organizatat e rrjetit tё krijuar per hartimin e planit tё veprimit pёr rininё, nё kuadёr tё “Strategjisё Kombёtare tё Rinisё 2014-2020”.
Që në fillimet e saj, Dev-Aid ndёrmori një aksion vullnetar nёn moton “Dhuro ҫ’tё mundesh!” për të grumbulluar rroba dhë të mira materiale për komunitetet më në nevojë. Pjesёmarrja e qytetarёve tё Tiranёs nё pёrgjigje tё kёsaj iniciative ishte nё pёrmasa tё paparashikuara. Ndihmat e mbledhura shkuan nё favor tё pёrfituesve tё qёndres “Shtёpia e Ngjyrave”, kryesisht frekuentuar nga komuniteti rom.
Duke filluar nga data 01 Prill 2014, Dev-Aid filloi zbatimin e projektit 18 mujor “Tё bёjmё tregun e punёs tё funksionojё pёr grupet nё nevojё!”. Nё kuadёr tё kёtij projekti organizata DEV-AID në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.4 kanë qëllim arritjen e krijimit dhe forcimit të sinergjisё ndërmjet formimit profesional dhe forcës punëtore të kualifikuar që kёrkon tregu, duke përfshirë në këtë sistem punëdhënës potencial dhe OJQ, me qëllim bërjen funksional të tregut të punës për grupet e margjinalizuara. Dev-Aid ёshtё fokusuar në transmetimin e njohurive dhe ekspertizës në rritjen e ndërveprimit ndërmjet institucionit dhe partnerëve të tij social për të përmbushur në këtë mënyrë raportin Kërkesë –Ofertë të tregut të punës , duke synuar, integrimin në tregun e punës te grupeve sociale të përjashtura. Nё kёtё kuadёr, synohet pёrmirёsimi i ndёrveprimit ndёrmjet aktorёve kyҫ tё formimit profesional dhe atyre tё tregut tё punёs dhe rritja e aksesit në shërbimet e formimit profesional shtetëror për grupet e marxhinalizuara; Orientimi më i pasur social i drejtorise rajonale; Rritja e aksesit në tregun e punës për grupet e margjinalizuara.
Nё kuadёr tё 1 Qershorit, ditёs ndёrkombёtare tё fёmijёve, Dev-Aid ndёrmori iniciativёn dhuruese “T’i mёsojmё fёmijёt tanё tё dhurojnё!”. Nё kёtё kёndvёshtrim, ftoheshin tё gjithё fёmijёt me mundёsi tё mira ekonomike tё dhuronin pёr fёmijёt nё nevojё. Ky aktivitet pati njё impakt mjaft pozitiv si nё aspektin ndёrgjegjёsues ashtu edhe nё atё humanitar. Pas fushates tre ditore nё qytetin e Tiranёs dhe shpёrndarjes sё ndihmave pёr fёmijёt jetim dhe rom, Dev-Aid nё bashkёpunim me Zyrёn e Bashkёpunimit tё Mbrojtjes – Ambasada e Shteteve tё Bashkuara Tiranё, organizoi shpёrndarjen e njё pjese tё tё mirave tё grumbulluara nё “Qёndrёn Rezidenciale tё Personave me Aftёsi tё Kufizuar” Shkodёr.
Nё 3 Shtator 2014, Dev-Aid nisi implementimin e projektit 6 mujor “Rrjetёzimi i mirё bёn tregun e punёs tё funksionojё!” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.1 Tiranё. Fokusi kryesor i kёtij projekti ёshtё punёsimi nёpёrmjet formimit profesional. Projekti ka si qёllim kryesor pёrmirёsimin e sinergjisё ndёrmjet kurseve tё formimit profesional afatshkurtёr dhe nevojave tё tregut tё punёs pёr forcё punёtore tё kualifikuar, kjo nёpёrmjet rrjetёzimit tё kёsaj drejtorie me aktorёt kyҫ tё shoqёrisё si edhe ndёrgjegjёsimit tё masava pёr rёndёsinё e formimit profesional si njё hap drejt punёsimit.
Comments are closed.