Projekti: “Të bëjmë tregun e punës të funksionojë për grupet në nevojë”

Kohëzgjatja: 3 vjet (1 Tetor 2018 – 30 Shtator 2021)

Qëllimi kryesor: Grupet në vështirësi janë më mirë të pozicionuar dhe integruar në tregun e punës dhe si rrjedhojë cilësia e jetës së tyre përmirësohet.

Objektivi 1: Integrimi në tregun e punës i grupeve në vështirësi pas formimit profesional.

Objektivi 2: DROFPP Nr.1 Tiranë është e aftë në fund të projektit të zbatojë në mënyrë të pavarur modelin e zbatuar nga DEV-AID përgjatë projektit dhe së bashku me DROFPP Nr. 4 (ku DEV-AID ka zbatuar këtë model për tre vitet e shkuara) do të kthehen në qendra model për DROFPP-të e tjera në rrethe.

Aktivitetet kryesore:

  1. Themelimi dhe funksionimi i rrjetit të partnerëve socialë përbërë nga OJF, njësi biznesi dhe ente shtetërore me fokus punësimin, për llogari të DROFPP Nr.1 Tiranë.
  2. Ndërmjetësim për praktika profesionale dhe punësim për kursantët që përfundojnë formimin profesional pranë DROFPP Nr. 1 Tiranë.
  3. Trajnim i stafit të DROFPP Nr. 1 Tiranë nga DEV-AID lidhur me 4 module trajnimi: Marrëdhënie me publikun, komunikim dhe rrjetëzim; Menaxhim rastesh; Ndërmjetësim punësimi; Ndjeshmëri sociale përkundrejt grupeve në nevojë.
  4. Themelim të rrjeteve të partnerëve socialë në qarqet Dibër dhe Kukës.