Nisma 1- “Dhuro ҫ’tё mundesh!”
Nё Tetor 2014, Dev-Aid ndёrmori aksionin e parё vullnetar nёn moton “Dhuro ҫ’tё mundesh!”. Njё nisёm për të grumbulluar rroba dhë të mira materiale nё ndihmё tё komuniteteve me nevoja bazike jetёsore. Nё kёtё kuadёr, u bё njё thirrje pёr ndihmё drejtuar gjithё qytetareve tё Tiranёs dhe komunitetit tё biznesit, tё cilёs ju pёrgjigjёn qytetarё tё shumtё duke dhuruar ҫ’tё mundnin. Ndihmat e grumbulluara shkuan nё favor tё pёrfituesve tё qendrёs “Shtёpia e Ngjyrave” – Qendёr Ditore pёr Fёmije qё jetojnё dhe Punojnё nё Rrugё, kryesisht frekuentuar nga femijё dhe prindёr tё komunitetit rom. Kjo qendёr menaxhohet nga shoqata ARSIS nё njё nga qendrat komunitare tё Bashkisё Tiranё. Ky aktivitet pёrpos impaktit tё madh qё krijoi tek pёrfituesit direkt, shёrbeu gjithashtu pёr tё rritur ndёrgjegjёsimin qytetar tё komuniteteve me mundёsi ekonomike nё funksion tё vullnetarizmit dhe aktit tё dhurimit.
Nisma 2 – “Tё mёsojmё fёmijёt tanё tё dhurojnё 1!”
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizata “Dev-Aid” ndërmori nismën e dytё “Dhuro ҫ‘tё mundesh!” për ti dhënë një mundësi të gjithë fëmijëve dhe prindërve të bëhen pjesë e një iniciative DHURIMI. Ka mijera fëmijë në gjithë Shqipërinë që nuk kanë mundësi të vishen, të lexojnë apo të luajnë si pasojё e kushteve të rënduara socio-ekonomike nё te cilat jetojnё, ashtu siҫ ka mijёra të tjerë që veshjet, librat dhe lodrat i kanë aksesorë me tepri. T´i mësojmë fëmijët tanë të dhurojnë ishte një akt që kërkon impenjim dhe shembuj të mirë. Nё kёtё kuadёr, nga data 30 Maj 2014 deri nё datёn 1 Qershor 2014, shoqata Dev-Aid, ishte prezent nё rrugёn pedonale, pranё kinema “Milenium” me njё stendë tё ngritur pёr promovimin e të drejtave tё fëmijëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit, lojrave animuese dhe mbledhjeve të pakove të formuara nga vetё fëmijët për fëmijë të tjerë në nevojë. Secili prind dhe fëmijë qё ju bashkua kёsaj nisme, ndërtoi një pako modeste me sende personale si psh; veshmbathje, këpucë, libra, aksesorё shkolle, lodra etj. Kjo pako e mbushur sipas mundësive, u shoqërua edhe me një pusullë të shkruar nga vetё fëmija pёr tё pёrcjellё tek pёrfituesi njё mesazh kujdesi e dashurie. Pakot e mbledhura i kaluan parashikimet. Ato u shpёrndanё gjatё ditёve tё panairit pёr fёmijёt jetimё tё qendrave rezidenciale shtetёrore.
Nisma 3 – “Tё mёsojmё fёmijёt tanё tё dhurojnё 2 !”
Njё pjesё e paketave tё ndёrtuara nga fёmijet nё kuadёr tё 1 Qershorit shkoi nё ndihmё tё pёrfituesve rezidenciale dhe ditore tё “Qendrёs sё Zhvillimit pёr Personat me Aftёsi tё Kufizuar ” Shkodёr. Ky aktivitet u mundёsua nё bashkёpunim me Zyrёn e Bashkёpunimit tё Mbrojtjes – Ambasada e Shteteve tё Bashkuara Tiranё.
Nisma 4- ” Njё ditё ndryshe nё shtёpinё e tё moshuarve” .
Falё punёs sё dedikuar tё kursantёve tё kursit tё kuzhinёs tё DRFPP Nr.4 Tiranё, nё shtёpinё e tё moshuarve u ndje njё ditё ndryshe. Kursantёt e kursit tё kuzhinёs kurorёzuan mbarimin e kursit duke shtruar pёr tё moshuarit njё kokteil me gatime tё shumёllojshme, duke ju dhuruar kёshtu njё moment ndryshe e plot dashuri. Pasi tё moshuarit shijuan gatimet, u zhvillua ceremonia e shpёrndarjes sё ҫertifikatave. Kjo ishte njё mёnyrё simbolike vlerёsimi ku tё moshuarit u bёnё pjesё e vlerёsimit tё kursantёve.
Nisma 5- “Njё ditё ndryshe nё burgun e grave”
Nё kuadёr tё ҫertifikimit tё grave dhe vajzave qё vuajnё dёnimin pranё burgut Nr. 325, Tirane, nga kurset e ofruara nё kёtё institucion tё vuajtjes sё dёnimit nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.1, Tiranё, u zhvillua ceremonia e rastit shoqёruar nga njё program i veҫantё social nёn kujdesin e stafit te DRFPP Nr.1 dhe organizatёs Dev-Aid nё kuadёr tё projektit “Fuqizimi i rrjetit bёn tregun e punёs tё funksionojё!”, mbёshtetur nga Programi i Granteve tё Vogla tё Komisionit pёr Demokraci i Ambasades sё SHBA, Tirane. Gjatё kёsaj ceremonie pёr t’i dhuruar grave dhe vajzave tё dёnuara njё ditё ndryshe brenda mureve tё burgut, u mundёsuan pёr to shёrbime tё ndryshme tё parukerisё dhe estetikёs ofruar nga kursantёt e kёtyre kurseve pranё DRFPP Nr.1 Tirane. Nё kuadёr tё 16 ditёve kundёr dhunёs ndaj gruas, stafi i Dev-Aid shpёrndau pёr tё dёnuarat mesazhe pёr tё promovuar tё drejtat e grave dhe pёr t’i thёnё STOP dhunёs ndaj tyre.
Nisma 6- “Njё ditё ndryshe nё shtёpinё e femijёs”
Seminar edukues dhe animues me temё “Interneti dhe Komunikimi teknologjik”.
Si ndikon internet nё jetёn e perditshme tё fёmijeve dhe tё rinjve. Impaktet pozitive dhe negative.
Nisma 7- “Festojmё me komunitetin Rom”
Nё kuadёr tё projektit “Tё bёjmё tregue e punёs tё funksionojё pёr grupet vulnerabёl!”, organizata DEV-AID nё bashkёpunim me organizatёn SHKEJ, organizatёn ARSIS dhe Drejtorinё Rajonale tё Formimit Profesional Publik Nr. 4, ishin sot nё vendbanimin e komunitetit Rom ne Shkozё. Ky aktivitet pati si qёllim kryesor argёtimin e fёmijёve tё kёtij komuniteti me anё tё njё programi social argёtues, pёrzgjedhur nga DEV-AID dhe zbatuar nga kursantёt e kurseve sociale tё DRFPP4. Nё kёtё kuadёr, nga organizatat bashkёpunёtore nё kёtё aktivitet u krijua mundёsia pёr tё gjithё familjet e komunitetit njё vakt festiv nё kuadёr tё festave tё fundvitit.
Nisma 8 : ” 1 Pako 2 Duar”
Organizata DEV-AID ju bashkua vullnetarisht, thirrjes se lancuar nga Agjensia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile (AMSHC), ne ndihme te komuniteteve qe po perjetojne trauma fizike dhe psikologjike si pasoje e kushteve “metorologjike” deri ne permbytje, duke i bere thirrje stafit, anetareve, vullnetareve dhe te gjithe qytetareve te cilet mund te kontribuonin sado pak ne ndryshimin dhe permiresimin e kushteve te ketyre komuniteteve me ndihma ne ushqime.
Iniciativa “1 PAKO 2 DUAR!” e nisur nga organizata DEV-AID pasditen e djeshme, u kurorezua diten e sotme ne pergatitjen e 20 paketave ushqimore ku ne perberberje te seciles prej tyre ishin 13 kg ushqime (secila): 3 litra vaj; 3 kg oriz; 4 pako makarona; 3 kg sheqer; 1 pako kripe gjelle; 1 detergjent lares; 4 sapune tualeti. Pervec paketave ushqimore sa me siper, ne ndihme te 20 familjeve shkojne edhe 17 koli miell (170 kg).
Ne bashkepunim me Shtabin e Emergjencave Civile u mundesua transporti dhe koordinimi i veprimeve qe ndihmat te arrijne ne destinacionin perfundimtar, ne dobi te komunitetit ne veshtiresi.
Nisma nr.9.- “Dhuro ҫ’tё mundesh!”/2
“Dhuro ҫ’tё mundesh!”/2, vjen si njё traditё tashmё pёr Shoqatёn DEV-AID. Ndihmat e grumbulluara kёtё herё shkojnё pёr pёrfituesit e Shoqatёs Kombetare Edukim mbi Jetёn (SHKEJ) si edhe tё komunitetit tejet vulnerabёl tё Qendres Tranzitore tё Emergjences (QTE)-Tirane.
Comments are closed.