- Leksion pёr komunitetin pranё Yunus Foundation.
Stafi i Dev-Aid u pёrfshi vullnetarisht si lektorё nё kuadёr tё programit tё akselerimit implementuar nga YUNUS Foundation, cikёl trajnimesh pёr komunitetin. Seancat e mbajtura nga stafi i Dev-Aid lidheshin me vёshtirёsitё e punёs me grupet e pёrjashtuara dhe teknikat e ndёrhyrjes nё komunitete nё zhvillim.
- Takim informues pёr gratё dhe vajzat (Takimi i pare)
Nё Tetor 2014 Dev-Aid nё bashkёpunim me organizatёn SHKEJ dhe DRFPP Nr.1. Tirane, u angazhua vullnetarisht pёr tё kryer rolin e lektorit nё takimin informues prane qendres “Engjejt e Vegjel” mbi mënyrat se si gratё dhe vajzat mund tё gjejnë pune dhe ndërgjegjësimi mbi cilësitë personale qё çdo person duhet tё shfaqё nё pune.
Objektivat specifike
- Njohja e grave me alternativat/ rrugët qё duhet tё ndjekin për tu punësuar
- Gjetja e punës nё rrugё shtetërore (aplikimi nё zyrat e punës, proҫedurat nё rastet kur kanё pasaportizim nё Tiranё dhe nё rastet kur nuk e kanё).
- Gjetja e punës nё sektorin privat
- Ndërgjegjësimi mbi cilësitë personale qё duhet tё shfaqin nё intervistё/ vendin e punës
- Nxjerrje nё pah e pikave tё forta qё duhen promovuar te gratë (komunikimi, paraqitja, përgjegjshmëria, etj).
- Takim informues pёr gratё dhe vajzat (Takimi i Dytё)
- Takim informues pёr tё rinjtё nё zonёn e Shkozёs
Shoqata Dev-Aid, gjatё muajit Janar 2015, organizoi takime tё ndryshme me komunitetin rom nё zonёn e Shkozёs pёr sensibilizimin e tё rinjve dhe informimin e tyre ne lidhje me kurset profesionale qё zhvillohen nё Qёndrat e Formimit Profesional Publik ne Tirane.
- Panairi Mundёsi-Punёsim
Shoqata Dev-Aid, pjesё e Panairit Mundёsi-Punesim, zhvilluar nё datat 29 – 30 Prill deri me 1 Maj 2015.
- Panairi Punё dhe Studim, 30 Shtator- 02 Tetor 2015
Shoqata Dev-Aid nё bashkёpunim me Dhomёn e Tregtisё dhe Industrisё Tiranё, u mundёsoi kursantёve tё Drejtorise sё Formimit Profesional Publik Nr.1. dhe Nr.4. Tirane, tё bёhen pjesё si operatorё nё Panairin Punё dhe Studim.
- Fushatë informuese mbi Formimin Profesional Publik dhe kurset e ofruara nga DRFPP Nr.4 Tirane. Takim me banorët në zonën e Kombinatit.
- Fushatë informuese mbi Formimin Profesional Publik dhe kurset e ofruara nga DRFPP Nr.4, Tirane. Takim me banorët e njësisë administrative nr.4, Tirane. Kjo fushatë u organizua në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Demokraci.
- Takim informues mbi Formimin Profesional Publik dhe kurset e ofruara falas prej tij, me komunitetin e zonës së Bregut të Lumit.
- Panairi “Punё dhe Studim”
Nga data 18-19-20 Maj 2017, per te dytin vit Dev-Aid ishte pjesё vullnetare e grupit organizator tё panairit “Pune dhe Studimi”.
- Janar 2018_Takim informues mbi Formimin Profesional si edhe sherbimet e tjera që ofron Shoqata DEV-AID, nëpermjet implementimit të Projektit: Të bëjmë tregun e Punës të Funksionojë për Grupet në nevojë” Nr.2, me përfituesit (gra, të rinj e të reja) e qendrës të fshatit SOS .
- Janar 2018_Takim informues me komunitetin Rom të “Qendrës Tranzitore të Emergjences” (QTE). Mbledhje dhe vlerësim i nevojave të këtij komuniteti për të patur një përfaqësim qytetar sa më aktiv dhe të denjë në shoqëri, në kuader të projektit “Të bëjmë tregun e punës të funksionojë për grupet vulnerabël”, Nr2.
- Shkurt 2018_Sesion 2_ Takim informues mbi Formimin Profesional si edhe sherbimet e tjera që ofron Shoqata DEV-AID, nëpermjet implementimit të Projektit: Të bëjmë tregun e Punës të Funksionojë për Grupet në nevojë” Nr.2, me përfituesit e qendrës të fshatit SOS.
Comments are closed.