Me rastin e Ditёs Ndёrkombetare tё Vullnetarizmit, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr. 1 Tirane nё bashkёpunim me Shoqaten Dev-Aid, nё kuadёr tё projektit “Fuqizimi i rrjetit bёn tregun e punёs tё funksionoje”, mbёshtetur nga Programi i Granteve tё Vogla i komisionit pёr Demokraci i Ambasades sё SHBA, Tirane, organizoi fushatёn sensibilizuese “JAM VULLNETAR”. Kjo fushatё startoi pranё parkut Rinia, ku kursantё tё kurseve sociale tё DRFPP 1 tё asistuar nga instruktorёt dhe stafi i DEV-AID promovuan vullnetarizmin duke pёrfshirё nё kete proҫes kalimtarё tё rastёsishёm tё cilёt shkruajtёn mesazhe mbi temen nё flip-chart tё alokuara nё zonёn e parkut. Mё pas fushata vazhdoi nё ambjentet e shkollёs 9-vjecare “Kushtrimi i Lirisё” ku u organizua aktiviteti ‘Vullnetarizmi nё sytё e fёmijёve” udhёhequr nga kursantёt e kurseve sociale pranё DRFPP 1. Nё kuadёr tё kёsaj fushate, u zhvilluan aktivitete tё tjera me baza vullnetare, tё tilla si ofrimi i shёrbimeve tё ndryshme falas nё bazё profesionesh nga kursantёt e DRFPP 1 pёr grupet nё nevojё.
1.Fushate ndergjegjesuese ” Jam Vullnetar ! ” – Parku Rinia
2.Fushate Ndergjegjesuese “Jam Vullnetar ! ” – Shkolla 9-vjecare “Kushtrimi i Lirise”
3.Fushatë ndërgjegjësuese: “Të bashkuara jemi më të forta. Zëri ynë bëhet NJË!”.
Më 8-Mars 2015, Dev-Aid në bashkëpunim me Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4. Tirane, organizoi fushatën ndërgjegjësuese me kursantët e kësaj qëndre: ‘Të bashkuara jemi më të forta. Zëri ynë bëhet NJË!”
4.Fushatë ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit!
Tetori, muaji i “Ndёrgjegjёsimit pёr luftёn kundёr kancerit tё gjirit”. Fushatё ndёrgjegjёsuese pёr tё rritur vёmёndjen, pёr tё mbёshtetur dhe sensibilizuar zbulimin e hershёm, trajtimin dhe kujdesin pёr kёtё sёmundje. Aktivitet me kursante prane DRFPP Nr.4. Tirane.
5. Tё gjithё sё bashku kundёr dhunёs ndaj Gruas!
Për 16 ditë me rradhë u angazhuam në aktivitete të ndryshme pranë Drejtorise Rajonale të Formimit Profesional Publik Numër 4. Tiranë, në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të kursantëve kundër fenomenit të dhunës ndaj gruas. Këto aktivitete u përmbyllën me aktivitetin masiv organizuar sot pranë ambjenteve të DRFPP Nr.4. Tiranë me pjesëmarrjen dhe mbeshtetjen e rrjetit të fuqizimit të gruas AWEN.
6. Fushatё Ndёrgjegjёsuese: “Pa Gruan nuk ka BARAZI”.
Nё kuadёr tё ditёs sё gruas, AWEN dhe DEV- AID zhvilluan aktivitetin Informues dhe Ndёrgjegjёsues “ Pa Gruan nuk ka BARAZI”, pranё ambienteve tё Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik nr.4. Tiranё, me pjesёmarrjen e kursantёve tё kёsaj qendre.
7. Manifestimi: #8MarsUneJamSupergrua- Sheshi Nene Tereza
Ne kuader te 8 Marsit, Shoqata DEV-AID mori pjese ne manifestimin #8MarsUneJamSupergrua organizuar nga Ambasada Suedeze ne bashkepunim AWEN.
8. Në kopshtin Yzberisht, në një takim ndërgjegjësues me temë “Energjia nëpërmjet erës” me fëmijët dhe prindërit, në kuadër të projektit #doityourself
9.Fushatë ndërgjegjësuese mbi -“Riciklimi – Mbrojtja e mjedisit dhe riperdorimi i mbetjeve”, me komunitetin e Yzberish (prindër dhe fëmijë të shkollës 9-vjecare), në kuadër të projektit #doityourself.
10.Cikli i aktiviteteve ndërgjegjësuese- “Këshillim karriere”, me maturantët e gjimnazit Besnik Sykja
11. Në fshatin Yrshek me nxënësit e klasave fillore në një aktivitet ndërgjegjësues mbi mbrojtjen e mjedisit, me temë “Riciklimi dhe ndarja e mbetjeve” në kuadër të projektit #doityourself.
12.Fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të ditës së 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas
8 Mars 2018. Shoqata DEV-AID, sё bashku me shoqata tё tjera, u bёnё pjesё e marshimit me qindra gra e vajza, veprimtare të të drejtave njerëzore, tё cilat zhvilluan një marshim proteste në ditën ndërkombëtare të gruas. Sё bashku protestuam para institucioneve shtetërore, duke kërkuar më shumë mbrojtje, dinjitet dhe të drejta njerëzore për pjesën më të diskriminuar të shoqërisë. Pёrfaqёsues tё shoqatёs DEV-AID, shpёrndanё mesazhe tek gratё, vajzat dhe tek gjithkush tjetёr si njё mёnyrё sensibilizmi dhe ndёrgjegjёsimi mbi vlerat, forcёn dhe rёndёsinё e padiskutueshme tё gruas nё cdo sferё tё shoqёrisё si edhe mbi luftёn e vazhdueshme pёr barazi dhe tё drejta tё barabarta.
13.“Say Something- Do Something” aktivitet social- ndergjegjesues per parandalimin e Bullizmit ne mjediset shkollore me te rinjte e shkolles 9- vjeçare Yrshek.
Comments are closed.