DEV-AID punon për përmirësimin e vazhdueshëm të politikave dhe shërbimeve sociale në komunitet, me fokus të veçantë në respektimin e të drejtave të grupeve më të riskuara dhe në nevojë si gratë, të rinjtë, fëmijët dhe komunitetin në tërësi.
DEV-AID harton dhe implementon programe gjithëpërfshirëse ndërgjegjësimi, advokimi dhe lobimi, kërkime dhe studime, programe profesionale dhe integruese.
DEV-AID ofron asistencë orientuese, këshilluese, informuese, psiko-sociale dhe ligjore, për gratë, të rinjtë, fëmijët dhe grupe tё tjera nё nevojё për këto shërbime, për çështje si: tё drejtat e njeriut, edukimi, formimi profesional, arsimimi dhe punësimi, dhuna, varfëria, problemet gjinore, etj.
DEV-AID kryen veprimtari përfituese ekonomike, nëpërmjet programeve tё saj përfituese për qëllime jo përfituese. Tё ardhurat qё nxirren nga këto veprimtari, shkojnë për mbështetjen e grupeve nё nevoje në përputhje me misionin e saj.
DEV-AID krijon dhe fuqizon bashkëpunim me ente shtetërore dhe private nëpërmjet komplementimit të shërbimeve dhe forcimit të partneritetit publik – privat.
DEV-AID organizon aktivitete formimi, kërkime e studime, diskutime dhe mbledhje për institucione tё ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në lidhje me aspektet të ndryshme sociale dhe ekonomike që do të mbulojë Shoqata;
Comments are closed.