Projekti – “Fuqizimi i Rrjetit bёn Tregun e Punёs tё Funksionojё!”

Kohёzgjatja: 10 muaj – (3 Shtator 2014 – 30 Shtator 2015)
Partnerё: Ambasada e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Tiranё; Ministria e Mirёqёnies Sociale dhe Rinisё;
Qёllimi: Tё bёjmё tregun e punёs tё funksionojё pёr grupet e pёrjashtuara , nёpёrmjet forcimit tё sinergjisё ndёrmjet kurseve tё ofruara dhe forcёs punёtore tё kualifikuar qё kёrkon tregu i punёs duke pёrfshirё nё kёtё proҫes punёdhёnёs potencialё, OJF dhe komunitete nё zhvillim. Respektivisht, ky projekt do tё fokusohet mё sё tepёrmi nё rritjen e ndёrveprimit tё drejtorisё rajonale tё formimit profesional publik Nr.1 me partnerё tё tjerё socialё, me qёllim rritjen e aksesit nё kualifikim dhe punёsim tё grupeve tё pёrjashtuara.

Objektiva:

1.     Akses i pёrmirёsuar i grupeve tё pёrjashtuara nё shёrbimet sociale shtetёrore.
2.     Akses i pёrmirёsuar i grupeve tё pёrjashtuara nё tregun e punёs.

Aktivitetet Kryesore tё projektit:

1)    Aktivitete masive informues/social/kulturore me pёrfituesit e qendrёs sipas nevojave (1 aktivitet nё javё).

2)    Rrjetёzim i qendrёs me organizata dhe komunitetin e biznesit nё dobi tё punёsimit pёrfituesve tё qendrёs.

3)    Ndёrhyrje sociale dhe ndjekje e progresit social tё pёrfituesve (individualisht dhe nё grup sipas problematikave).

4)    Ndёrmjetёsim i praktikave profesionale pranё njёsive tё bizneseve lokale pas ҫertifikimit.

5)    Vëzhgim i vazhdueshëm dhe studim i tregut të punës.

6)    Ndërmjetësim për punësim.